Golden State Warriors morën titullin e NBA në finalen e zhvilluar ndaj rivalit të madh, Cleveland Cavaliers.
Skuadra nga Okland fitoi 129-120 ndaj Cavs për të mbyllur llogaritë me LeBron James me shokë me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Festa e Warriors thjesht ishte shtyrë për 72 orë e ndoshta kjo ishte e drejtë për ta fituar titullin brenda në Oracle Arena.
Sfida e pestë ishte vërtet spektakolare nga të dyja skuadrat, me Cavs që u dorëzuan përballë ekipit më të fortë.
Golden State e ftoi titulli me një ecuri të pabesueshme prej 16 fitoresh dhe vetëm një humbjeje në Play-Off.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.