Një nga çiftet e shumë përfolur që kanë bërë bujë kohët e fundit me historinë e tyre padyshim që është Wanda dhe Mauro Icardi.
Të dy janë bërë protagonistë të shumë lajmeve.
Madje për ta u raportua se u ndanë.
Por, është bashkëshortja e futbollistit që e njoftoi të kundërtën.
Ajo njoftoi se pavarësisht se Mauro Icardi, e kishte nënshkruar divorcin, sërish janë bashkë.
Të paktën kështu bëhet e ditur në një nga shkrimet e saj në Instagram.
"Fotot që kam ngarkuar muajt e fundit tregojnë se sa të mirë ishim dhe sa të lumtur ishim. Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauros divorc. Kur e kuptoi që nuk kishte më kthim, më tha se nuk mund të vazhdonim kështu, se nëse ndarja ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kaq shumë dhimbjeve, atëherë duhet ta bënim. Shkuam te avokati. Në dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen. Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk më kishte shkruar ndonjëherë: ‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte mua të lumtur’. Dhe aty kuptova diçka se duke pasur gjithçka nuk kam asgjë nëse nuk jam me të. Jam i sigurt se ky moment i keq që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por me shpirtin tonë të lodhur nga të qarat, lirisht zgjodhëm përsëri njëri-tjetrin. Të dua Mauro Icardi".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.