Lajmet e fundit

Kyle Walker do ta nënshkruajë kontratën e re me Manchester City, që pritet të jetë deri në qershor të vitit 2026.
Anësori në një intervistë për BBC, ka pranuar se ishte afër transferimit tek Bayern Munich.
"Bayern? Vendimet mund të merren, gjërat mund të ndryshojnë. Ishte shumë afër, por në futboll ndodhin kështu. Nuk ishte e shkruar të realizohej.", tha Walker.
33 vjeçari është pjesë e kampionit të Anglisë që nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Tottenham Hotspur për 52 milionë euro.