13.04.2023 · përditësuar para 1181 dite1 min lexim
Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Walker tha se atij vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të dëshmojë për ish-krerët e UÇK-së.
“Do të isha shumë i lumtur që të dëshmoja në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nëse më kërkohet një gjë e tillë. Unë jam i gatshëm të paraqitem kurdo që më thërrasin avokatët ose gjykata, ata krejt çka duhet të bëjnë është të ma tregojnë datën”, tha ai në një intervistë për TV1 përcjell Klankosova.tv
Më 3 prill ka nisur procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Me këtë rast, Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se në Hagë do të ftohen që të dëshmojnë edhe gjenerali amerikan, Wesley Clark, ish-ministri i Jashtëm francez dhe kryeadministratori i UNMIK-ut Bernard Kouchner, e James Rubin.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.