Lajmet e fundit

Sulmuesi, Theo Walcott mund të largohet nga Arsenal.
Ai mund të bashkohet me Everton – skuadër që ka shfaqur interesim për të në mënyrë që ta mbush boshllëkun e lënë pas largimit të Romelu Lukaku në drejtim të Manchester United.
Daily Mail raporton që Everton dhe Arsenal kanë nisur bisedimet për një marrëveshje rreth Walcott, përcjellë Klan Kosova.
Anglezi thuhet se është i lirë që të largohet që në janar, pasi ende nuk ka bërë asnjë paraqitje nga minuta e parë këtë sezonë.
Por është Sam Allardyce që e do atë në skuadrën e tij.