Lajmet e fundit
Pasi u tall pak me bashkëlojtarin e tij, anglezi e ka lavdëruar ish asin e Real Madrid për stilin e ri agresiv të lojës

Theo Walcott është tallur me Mesut Ozil, që shënoi tregolësh në fitoren 6-0 të Arsenal ndaj Ludogorets në Ligën e Kampionëve.
Ish mesfushori i Real Madrid shënoi tre gola në pjesën e dytë të takimit, por anësori i Anglisë është tallur me të duke pyetur pse iu desh aq shumë kohë.
Ai u ka thënë gazetarëve se mund të bëj shaka me gjermanin, pasi nuk ishte prezent në pjesën e parë të takimit.
"Jo, në fakt ai është lojtar fantastik. Dhe e shënoi tregolëshin me kaq lehtësi. Më ka mësuar edhe mua si ta bëj këtë gjë", ka vazhduar më tutje ai.