25.09.2016 · përditësuar para 3598 dite1 min lexim
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka çuar në qiell lojtarin e tij Theo Walcott duke e cilësuar “komplet lojtar ndryshe”, pasi që sulmuesi i krahut vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Chelseas me formën e tij impresive të këtij fillimsezoni.
“Përformanca e tij nuk vihet në diskutim”, ka thënë Wenger në konferencë për shtyp, njofton Klan Kosova.
“Por unë besoj se ndryshimi tek Theo Walcott është tek qëndrimi i tij në këtë sezon. Ai është gati të luftojë, i përkushtuar dhe bën turmën për vete”.
“Theo Qalcott në këtë gjendje është krejt lojtar tjetër”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.