Lajmet e fundit

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott pret që Alexis Sanchez të shkëlqej në javët që po vijnë, pasi ai hapi llogarinë e tij të golave për stinorin 2015-16 në fitoren 5-2 që revolveristët e fituan ndaj Leicester City të shtunën.
Reprezentuesi kilian ka dështuar të shënoj në tetë paraqitje në të gjitha garat, derisa shënoi hat-trick në fitoren e fundit dhe Walcott pret më shumë gola nga shoku i tij i skuadrës në javët e ardhshme.
“Alexis është futbollist me kualitet të lartë edhe kur nuk shënon gola ai punon shumë për ne. Ai kthehet mbrapa dhe bën shumë për ekipin,” Walcott tha për faqen zyrtare te klubit.
“Jam i sigurt se ai do të shkëlqejë me shumë, shumë gola të rëndësishëm.”