Lajmet e fundit
Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott ka thënë se nuk është i brengosur për të ardhmen e tij te klubi londinez.

Anglezi ka vetëm edhe 1 vit në kontratën tij me klubin dhe është herët të flitet për diçka më serioze.
Por, pavarësisht kësaj Walcott është i vendosur që të vazhdojë me Gunners edhe më tutje.
“Kur të më ofrohet kontrata e re unë do ta nënshkruajë”
“E ardhmja ime është absolutisht e qartë. Unë kam luajtur dhe dua të vazhdojë të luajë sa më mirë me Arsenalin. Tash jam i koncentruar më shumë me kombëtaren” ka thënë Walcott.