Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka thënë se bashkëlojtari i tij, Mesut Ozil, është duke kaluar në formë jetësore dhe po ndihmon shkumë lojtarët e Arsenalit, shkruan Goal, njofton Klan Kosova.
Ozil ka arritur të realizojë 16 asistime këtë sezon dhe në ndeshjen e fundit të Arsenalit ka shënuar edhe gol.
Walcott i ka thurur lavde turko-gjermanit duke folur për aftësitë e tij të pasimit.
“Thjesht ju duhet ta vëni një kontakt me sy me Ozilin, dhe po sa ta bëni këtë, do ta dini pa problem se ku dhe si do të pasojë ai”, ka thënë Walcott në një intervistë për vebsajtin e klubit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.