Lajmet e fundit

Sulmuesi i Arsenal, Theo Walcott ka thënë pas fitores kundër Stoke City, se kishte mundësi për të shënuar më shumë se një gol në këtë ndeshje.
Ai hapi llogarinë e golave në pjesën e parë, ndërsa për 2:0 shënoi Giroud në minutat e fundit të takimit.
“Jam i kënaqur me fitoren, por jo edhe me veten, pasi mund të bëja më shumë”.
“Kam pasur më shumë raste por të cilat nuk i kam shfrytëzuar”, ka thënë Walcott në konferencë pas ndeshjes.
Ai ka thënë se është i lumtur që ka arritur të ndihmojë skuadrën e tij drejt kësaj fitoreje, transmeton Klan Kosova.