Lajmet e fundit

Arsenal u deklasua mbrëmë nga Crystal Palace me rezultat 3:0, ndërsa futbollisti i tyre Theo Walcott e ka pranuar se lojtarët e këtij klubi nuk kanë qenë aspak në nivelin e duhur dhe të pritur gjatë këtij takimi.
“Ky aspak nuk është Arsenali. Sonte nuk ishim ne. Jemi të dëshpëruar që i zhgënjyem fansat tonë”, tha anglezi për Sky Sports.
“Ne menduam se kishim dalë nga forma e keqe me barazimin ndaj Cityt, dhe fitoren ndaj West Hamit, por nuk duket fare kështu”.
Me këtë humbje, Arsenali edhe më shumë ia ka komplikuar vetes kualifikimin për në stinorin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.