Lajmet e fundit

Sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Nezir Kraki, kandidat për deputet nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, GUXO dhe Alternativa.
Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën këtë të diele. Gjithashtu, me Krakin do të diskutohet për pritshmëritë, si dhe për hapat e mëtutjeshëm për formimin e institucioneve.
A do të ketë koalicion paszgjedhor me ndonjërën nga partitë?
A do të mund ta zgjidhë VV-ja edhe çështjen e presidentit me numrat që i ka në dispozicion?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.