Drejtuesi i një traktorit është lënduar si pasojë e një aksidenti që e pati me një veturë.
Rasti ka ndodhur sot në orët e pasdites në dalje të Vushtrrisë në drejtim të Skenderajt.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
"Shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut", tha Zaiti.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.