Vullneti është munduar të zbulojë sfidën e të nominuarve të dhënë nga "Vëllai i Madh".
Por, Vullneti vetëm hamendësoi por nga Sara e Arioni që janë pjesë e kësaj sfida iu konfirmua se nuk është duke e zbuluar.
Kujtojmë se gjatë ditës ka arritur një letër në shtëpi që tregonte se grupi i përbërë nga gjashtë persona, do të vendoset nga gjashtë të nominuarit, të cilëve u takoi e drejta e krijimit dhe përzgjedhjes së pjesëtarëve që do ta realizojnë sfidën.
“Sfida e aktivitetit mbetet sekret nga ana e të përzgjedhurve kundrejt banorëve deri në një njoftim tjetër”, u tha në letrën e Vëllai të Madh.
https://www.youtube.com/watch?v=S-5Y2LRQluU
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.