Vullneti u shpreh se është i bindur që Driloni nuk do të jetë fitues i Big Brother VIP Kosova 3.
Ai u shpreh me bindje se diaspora nuk do ta votojë Drilonin për fitues, transmeton Klankosova.tv.
“Jam i bindur që ky nuk fiton, s’ka shanca. Le të bindet qysh donë se jo nuk ka me fitu”, u shpreh Vullneti.
“Nuk e votojnë diaspora, shumicën e njerëzve i kam në diasporë dhe ata nuk votojnë veç pse je i diasporës dhe nëse ky e mendon kështu është gabim”, tha Vullneti.
Ai u shpreh se diaspora dëshiron që këtë format ta fitojë një gazetar i pavarur duke iu referuar vetës.
Leo, në anën tjetër, u shpreh se nëse Driloni do të dalë fitues nuk do t’ja japë finalistëve të tjerë nga 10 mijë euro.
Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=Bq214wvwTgE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.