Loja ‘truth or dare’ e organizuar në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova, ka intriguar banorët që të bëjnë pyetje për njëri-tjetrin nga me të ndryshmet.
Teksa ishte radha e Gresës për Vullnetin ky i fundit u shpreh se do të thotë të vërtetën, transmeton Klankosova.tv.
Gresa e pyeti nëse do të fliste për orientimin e tij seksual po të mos e përmendte ajo në shtëpi teksa Vullneti u shpreh se do ta bënte gjithsesi.
“Po, qëllimi im ka qenë me tregu krejt se kush jam, qëllimi ka qenë me tregu atë si pjesë të rrëfimit tim”, u shpreh Vullneti.
Por, për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=FAPBfsDyvDU
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.