Lajmet e fundit

Kjo grua sharmante nga Noventa Vicentina e Italisë është Irma dhe ajo është 93 vjeçare.
Pavarësisht moshës së saj, ajo është plot energji dhe dëshirë për të ndryshuar botën për të mirë.
Ajo vendosi të udhëtojë për në Kenia për të ndihmuar fëmijët në një jetimore atje.
Ishte mbesa e cila shpërndau fotografitë e gjyshes së saj në faqen e saj në Facebook dhe kështu shumë shpejtë, Irma u shndërrua në "yll interneti" duke bërë kërdinë në rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë po ndajmë me ju historinë e bukur të kësaj gruaje të mrekullueshme.
Nuk ka rëndësi se kush jeni dhe çfarë bëni - kurrë nuk është tepër vonë për të ofruar kohën tuaj që të kontribuoni që bota të jetë një vend më i mirë për të jetuar.
Është mirë të shohësh njerëz që japin një shembull duke bërë vepra të mira.
Elisa, mbesa e Irmës, shkroi se gjyshja e saj e palodhshme vendosi të bënte një udhëtim të gjatë. Por ajo nuk po shkonte për pushime, ajo donte të bëhej vullnetare në një jetimore në Kenia.

"Irma e ka dashur gjithmonë jetën dhe nuk u step kurrë nga pengesat e jetës", shkruante mbesa e saj.
Ajo gjithmonë është përpjekur të ndihmojë të tjerët. Irma humbi burrin e saj në moshën 26 vjeçare dhe më vonë edhe një nga tre fëmijët e saj.
Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë por ajo gjithmonë është mbështetur në forcat e saj për të tejkaluar gjithçka.

Shumë vjet më parë, ajo u takua me At Remigio, një misionar i Paudanit, i cili e ka kaluar jetën duke ndihmuar popullin e Kenias.
Irma e ka mbështetur atë për shumë vjet me radhë. Pasi dëgjoi se At Remigio ishte shtruar në spital, ajo mori një vendim për ta vizituar atë dhe të gjitha vendet që ai kishte ndërtuar gjatë gjithë jetës së tij, si spitale, jetimore dhe kopshte.

Tani duke qenë në Kenia, Irma ndihmon fëmijët jetimë aq sa mundet. Ajo u mëson gjuhën angleze dhe matematikën në shkollën e Malindit.

Jeta dhe energjia e Irmës të mahnisin. Mosha e saj nuk e ndalon që ajo të shëtitet me motoçikletë.
Pavarësisht të gjitha vështirësive me të cilat ajo ballafaqohet, Irma vazhdon të gëzojë jetën.

Irma planifikon të qëndrojë në Afrikë për disa javë, por ekziston mundësia që ajo të qëndrojë atje përgjithmonë.
Ajo i ka mësuar gjithmonë fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj që t'i ndihmojnë të tjerët.
Veprat e Irmës frymëzojnë mijëra njerëz në mbarë botën të cilët e komentojnë vazhdimisht në rrjete sociale.
Veprat e saj janë një shembull për të gjithë ne që dashamirësia, altruizmi dhe guximi nuk kanë kufij.
Nuk është kurrë vonë për të bërë vepra të mira!