Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se procesi aktual nuk ka prodhuar rezultate konkrete.
Por nga ana tjetër, presidenti i AARC-së, Martin Vulaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se kompanitë amerikane kanë pasur disa ankesa për shtetin e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktivisht po e kërkon thellimin e tregtisë me Kosovën. Ata kanë treguar se disa kompani amerikane janë ankuar për disa pengesa që kanë pasur në përpjekjet e tyre për të investuar në Kosovë. [Nga Departamentit Amerikan të Shtetit] më kanë thënë po ashtu se Kosova në një të ardhme të afërt do të përballet me stagnim ekonomik”, tha ai, raporton Klankosova.tv.
Sipas Vulajt, sektorët ku janë të interesuara kompanitë amerikanë janë energjetika dhe minierat.
https://www.youtube.com/watch?v=fLCvvRNbpk8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.