Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka shprehur ngushëllime popoullit iranian, me rastin e vdekjes së presidentit të tyre, Ebrahim Raisi.
Në platformën X, Vuçiq e vlerësoi lartë Raisin, për siç thotë të qenit mik i sinqertë dhe konsekuent i Serbisë, transmeton klankosova.tv.
''I shpreh ngushëllimet e mia popullit dhe qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, një mik i sinqertë dhe konsekuent i Serbisë'', ka shkruar Vuçiq.
https://twitter.com/predsednikrs/status/1792575469021233352?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1792575469021233352%7Ctwgr%5Eb877f7857fe5097364d573219677a637e2d326c5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fpolitika%2F23873%2Fvucic-uputio-saucesce-narodu-irana-raisi-je-bio-iskren-i-dosledan-prijatelj-srbije%2Fvest
Megjithatë kundër këtij dedikimi të Vuçiqit kanë reaguar ndjekësit e tij në këtë platformë, të cilët i komentonin se ngushëllimet mos të shprehen në emrin e tyre, ndërsa e quanin Raisin, ndër vrasësit më të mëdhenjë në 20 vitet e fundit.