Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka shfrytëzuar vizitën e tij në Pekin për të zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin, në një kohë kur Serbia po përballet me presione ndërkombëtare për politikën e saj ndaj Rusisë.
Gjatë diskutimit Vuçiq e ka falënderuar Putinin, për mosnjohjen e Kosovës duke sulmuar Bashkimin Europian me pretendimin se janë shkatërruar të gjitha marrëveshjet e Brukselit, transmeton klankosova.tv.
''Federata Ruse ka qenë e vendosur në qëndrimin e saj për integritetin territorial të Serbisë gjatë gjithë kohës''.
''Rusia ka folur qartë për shkatërrimin dhe shkeljen e marrëveshjeve të Brukselit dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera që kemi nënshkruar me palën tjetër dhe me garancitë e një pale të tretë'', citon a2cnn, të ketë deklaruar Vuçiq në rusisht referuar raporteve dhe situatës me Kosovën.
Ndërkohë Putini falënderoi Vuçiqin për refuzimin e tij për t’u bashkuar me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke treguar qartë aleancën e ngushtë që Beogradi vazhdon të mbajë me Moskën, pavarësisht obligimeve të Serbisë si vend kandidat për Bashkimin Europian.

Takimi mes dyshes u zhvillua në një atmosferë që përtej buzëqeshjeve, pasqyronte edhe sfida serioze.
Në takimet me Putinin në Kinë ishte pjesë edhe ish-ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.