Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk pret asgjë të veçantë nga vizita e Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos në Serbi.
Zyrtarja e lartë evropiane nis sot vizitën dyditore në Beograd, transmeton Klankosova.tv
"Sa i përket Marta Kos, është mirë që po vijnë përfaqësues të Bashkimit Evropian, sepse Serbia është në rrugën evropiane. "Dhe ajo që pres unë personalisht: Nuk pres asgjë. Shpresoj për pak më shumë objektivitet nga njerëzit e Brukselit dhe nëse pres diçka, nuk pres asgjë", tha ai.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë së hënës, eurokomisionerja për zgjerim deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova të mund të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e anëtarësimit në BE.
https://klankosova.tv/marta-kos-jo-te-gjitha-shtetet-e-be-se-jane-pro-heqjes-se-masave-ndaj-kosoves/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.