Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia nuk është harmonizuar me deklaratat e Bashkimit Evropian (BE) për çështjet e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se do të befasohej nëse do të ishte ndryshe.
Ai shtoi se nuk i di detajet e deklaratës së fundit me të cilën presidenti rus Vladimir Putin mbahet përgjegjës për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
"Do të habitesha nëse do të ishte ndryshe, edhe pse ju mendoni se është një tragjedi e madhe dhe një arsye për të na sulmuar. Është e rëndësishme që Serbia të zhvillojë politikën e saj të pavarur dhe të vlerësojë rast pas rasti", iu tha Vuçiq gazetarëve në Tiranë, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur për deklaratën për vdekjen e Navalnyt, Vuçiq tha se ai nuk është ministër i Punëve të Jashtme dhe se nuk ka njohuri për tekstin. Sipas tij, Serbia duhet të harmonizohet me kujdes dhe se ai është krenar për politikën siç e quajti "liridashëse të Serbisë".
https://klankosova.tv/deklarata-e-be-se-per-vdekjen-e-navalnyt-nuk-e-merr-mbeshtetjen-e-serbise/