Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq rreth orës 10:00 në Beograd u takua me ambasadorët e vendeve të Quintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.
Të pranishëm janë ambasadori amerikan Christopher Hill, ambasadori i Britanisë së Madhe Edëard Ferguson, ambasadori francez Pierre Cauchard, ambasadori italian Luca Gori, ambasadorja gjermane Anne Konard, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd Emanuel Gioffre. Aty është edhe drejtori I zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Siç raportojnë mediat, pritet që tema e diskutimit të jetë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si dhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.
Ky takim mbahet në ditën kur në Paris do të mblidhet Komisioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Çështje Politike dhe Demokraci, ku do të diskutohet raporti për pranimin e Kosovës në këtë institucion.
Vuçiq më herët kishte paralajmëruar se Serbia “do të ketë përgjigje” nëse Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe si një nga mundësitë e përmendi largimin nga kjo organizatë evropiane.