Lajmet e fundit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se sot në llogarinë e tij në Instagram se ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të hapur me përfaqësuesit e Quinit dhe Bashkimit Evropian.
Takimi i tij filloi pak pas orës 10, me pjesëmarrje të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, ambasadori i Britanisë së Madhe - Edward Ferguson, ambasadori i Francës - Pierre Fauchard, ambasadori i Italisë Luca Gori, ambasadorja e Gjermanisë - Anke Konrad, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd - Emanuele Giofre, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Tutje bëhet e ditur se i pranishëm ishte edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.
https://klankosova.tv/vuciq-ne-takim-me-quintin-ne-diten-kur-ne-paris-vendoset-per-tia-hapur-dyert-kosoves-ne-kie/