Sot në Tiranë mbahet samiti rajonal për Planin Evropian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Kosovën në këtë takim e përfaqëson virtualisht kryeministri Albin Kurti, kurse Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Temë e takimit do të jenë reformat që duhet të ndërmerren në mënyrë që vendet të kenë qasje në financat nga Plani i Rritjes dhe përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë me Varhelyin për të ardhmen evropiane të rajonit dhe sfidat e përbashkëta.
Komisioni Evropian prezantoi Planin e Rritjes në nëntorin e 2023-ës me qëllim të thellimit të përfshirjes së rajonit në tregun e përbashkët dhe futjes gradualisht të Ballkanit Perëndimor në fushat kyçe të tregut të përbashkët të BE-së.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.