Për qymyrin e Kosovës, Serbia do të jepte rrymë ose para.
Por asnjëra e as oferta tjetër, nuk pranohet nga pala kosovare.
Kryeministri, Albin Kurti, tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pasi dështoi në projektin e shkëmbimit të territoreve, tash po dëshiron qymyrin e Kosovës.
Arsyet pak a shumë të njëjta i përmendin edhe në partinë më të madhe opozitare, kur vlerësojnë se refuzimi i Kurtit në këtë rast ishte i drejtë, njofton Klan Kosova.
Eksperti i energjisë, Lulzim Syla thotë se një marrëveshje e leverdishme për vendin do të ishte e mirëseardhur, por që ky ofertën e sheh më shumë si provokim nga Serbia.
https://www.youtube.com/watch?v=5dP1E5XiX1Q
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.