Marija Vasiq, është serbja e cila u arrestua nga autoritetet serbe dhe u mbajt në paraburgim për dy muaj, pa nisur një proces gjyqësor ndaj saj.
Kështu pohoi djali i saj Milan Çanak në “Kosova Today” të Klan Kosovës, teksa shtoi se arrestimi i saj erdhi pas përgjimeve që Shërbimi Sekret kishte bërë ndaj saj dhe kolegëve të saj.
Ai tha se nëna e tij u lirua pasi mbajti grevë urie, duke mos pirë ujë dhe mos ngrënë bukë, e cila më pas përfundoi në spital dhe u lirua.
“Më 14 maj, ajo dhe kolegët e saj ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Shërbimi Sekret, u ishin vendosur përgjues në zyrat e tyre”.
“Dhe videoja dhe audioja janë transmetuar në disa televizione serbe dhe ata janë etiketuar si terroristë, kjo erdhi një ditë para protestës së madhe në Beograd”, u shpreh Çanak.
Ndër të tjera, ai tha se "regjimit" në Serbi i duhej dikush për ta paraqitur si një shembull për të tjerët që nuk pajtohen me të.
"E kanë arrestuar në Beograd një ditë para protestës së madhe. Janë arrestuar gjashtë persona bashkë me nënën time”, ka thënë Çanak. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=BSQAghh6-U0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.