Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se askush nuk e ka kontaktuar për bisedimet në Bruksel dhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
"Askush nuk më thirri. Ata po provojnë diçka, nuk e di se çfarë. Nuk ka shumë kuptim, ata po përgatiten për aksion kundër serbëve. Fatkeqësisht, mendoj se disponimi në mesin e serbëve është shumë i vështirë dhe shumë keq. Kam frikë dhe do të bëj çmos për të ruajtur paqen”, tha Vuçiq për TV Pink, transmeton Klankosova.tv.
Përkundër paralajmërimeve për një takim në muajin korrik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende s’ka një datë zyrtare.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sa i përket paralajmërimeve të shefit të diplomacisë evropiane Joseph Borrell për takim në Bruksel në procesin e dialogut, pati deklaruar një muaj më parë se në postën e kryeministrisë nuk kishte arritur ftesë e tillë.
“Unë nuk kam marrë ndonjë ftesë nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Po ta kem një ftesë të tillë, pa dyshim që do ta trajtoj me përkushtimin më të madh dhe me qasje pozitive. Por, nuk ka ftesë të tillë ende. Mund ta ketë menduar Borrell, por në postën e kryeministrisë nuk ka ardhur një aso ftese”, kishte deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë që edhe emisari I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak duke iu referuar vizitave të tij të fundit në Kosovë dhe Serbi tha se erdhi me idenë që në korrik të përgatisin një takim mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.