Reperi nga Los Angeles, Gonzoe, është vrarë në Seattle.
Gonzoe asocohej me dy reperët e famshëm, të ndjerin 2Pac si dhe me reperin e kthyer në aktor, Ice Cube.
45 vjeçari u vra më 29 korrik dhe vdiq në spital ku u dërgua i plagosur rëndë, sipas mediumit britanik, Metro.
Gonzoe, emri i vërtetë i të cilit është Ronald Moore, njihej si themelues i rep grupit të të nëntëdhjetave, Kausion, bashkë me Cel-in dhe Kaydo-n.
Grupi ishte bërë pjesë e produksionit të reperit Ice Cube, "South Central Los Skanless", më 1995.
https://www.youtube.com/watch?v=ygmlbJh7Fhw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.