Lajmet e fundit

Sonte në orët e mbrëmjes në Prishtinë një person është therur për vdekje.
“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën ‘Ali Vitia’, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.
Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është identifikuar dhe tashmë policia është vënë në kërkim të tij.
“Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit (i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”.