Lajmet e fundit

Policia në Spanjë është në kërkim të një burri të dyshuar për vrasjen e një djali 11-vjeçar me një objekt të mprehtë në një fushë futbolli, raportojnë mediat lokale.
Mësohet se viktima ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë kur është sulmuar nga një person, transmeton Klankosova.tv.
Sulmi ndodhi në Mocejon, pranë qytetit të Toledos, në Spanjën qendrore të dielën në mëngjes.
I dyshuari, i raportuar se është një i ri rreth 18 vjeç, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Një gjueti e madhe është duke u zhvilluar.