Lajmet e fundit

Një burrë 72-vjeçar është vrarë nga bombardimet ruse në rajonin e Donetsk, ka thënë guvernatori Vadym Filashkin.
Ai bëri të ditur se bombardimet kanë ndodhur në qytetin Krasnohorivka.
“Çdo ditë e më shumë bëhet më e rrezikshme të qëndrosh në Krasnohorivka. Unë po ju apeloj të gjithëve: kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj”, është shprehur ai.
Autoritetet rajonale thanë gjithashtu se një person tjetër u vra në rajonin e Kharkivit sot.