Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.
Siç raporton
Top Channel, një 25 vjeçar është gjetur i vdekur brenda një automjeti.
Tutje bëhet e ditur se bëhet fjalë për Romario Brugan.
Sipas gazetares Brixhilda Deda, i riu është qëlluar me një plumb.
Kurse, në pjesën e jashtme të automjetit nuk janë konstatuar dëmtime.
Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja tragjike, apo motivet që kanë çuar deri tek ky rast.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.