Reperi Silento është arrestuar për vrasje kriminale.
23 vjeçari është akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij i cili u vra më 21 janar, transmeton Klan Kosova.
Departamenti i Policisë së Qarkut në Gjeorgji lëshoi një deklaratë të hënën (1 shkurt) për të njoftuar arrestimin e Silento, emri i vërtetë i të cilit është Ricky Hawk.
"Sot, Ricky Haëk, 23, u arrestua për vrasjen e kushëririt të tij Frederick Rooks, 34. Më 21 Janar, Departamenti i Policisë i Qarkut DeKalb, hetoi vdekjen e Rooks pasi u gjet i qëlluar në Deep Shoals Circle. Hawk është në Burgun e Qarkut DeKalb i akuzuar për Vrasje", shkroi departamenti i policisë në Twitter.
Rooks u shpall i vdekur në vendin e krimit dhe autoritetet thonë se ai u qëllua në fytyrë dhe këmbë.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.