Lajmet e fundit

Një burrë ka pranuar se ka vrarë 42 gra dhe i ka hedhur trupat e tyre në një lagje të varfër në kryeqytetin kenian Nairobi për një periudhë dyvjeçare.
Policia ka arrestuar Collins Jumaisi Khalusha, 33-vjeçar, ndërsa ai shihte finalen e EURO-s në një bar dhe ndërsa thuhej se po fliste me një grua e cila supozohej të ishte viktima e tij e radhës, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Viktima e mundshme me të cilën ai kishte folur është identifikuar vetëm me emrin Susan. Ajo është pyetur se si ai iu afrua dhe çfarë kishin diskutuar.
Pas arrestimit, Khalusha rrëfeu vrasjet. Në disa raste, ai bënte seks me to para se t'i vriste. Shefi i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, Mohamed Amin tha pas rrëfimit: “Kemi të bëjmë me një vrasës serial, një vrasës serial psikopat që nuk ka respekt për jetën njerëzore. Njeriu që arrestuam është një vampir, një psikopat”.

Vrasjet thuhet se filluan në vitin 2022 kur ai vrau gruan e tij, trupin e së cilës e copëtoi përpara se ta hidhte.
Khalusha jetonte në një pronë me një dhomë vetëm 100 metra larg vendit ku i hodhi kufomat.
Policia thotë se ka gjetur gjithashtu një hanxhar, thasë, litar, doreza gome dhe sende private nga disa prej viktimave të tij, duke përfshirë një çantë rozë dhe të brendshme femrash.
