Lajmet e fundit

Gjatë ditës së djeshme në polici është raportuar për vrasje në tentativë në Gllogoc.
Një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda kishte njerëz, njofton Klankosova.tv.
Siç bën të ditur policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja të armës, dhe një predhë.
Po ashtu se është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.