Lajmet e fundit

Ka vdekur i plagosuri në Sarandë, Kledi Koka, i cili ishte pronar i një anije turistike në Sarandë.
43-vjeçari u qëllua me thikë disa orë më parë në shëtitoren e qytetit bregdetar, pranë vendit të quajtur ‘Limani’.
Koka kishte marrë plagë të thellë në mushkëri dhe kishte humbur shumë gjak. Nga Tirana kishte mbërritur helikopteri, por ishte e kotë pasi 43-vjeçari fatkeqësisht kishte vdekur.
Policia ka arrestuar disa orë më parë autorin, Genti alias Jorgo Golemi, 43 vjeçar, peshkatar, i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.