Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth vrasjes së një 40-vjeçari mbrëmjen e së enjtes në Laç të Shqipërisë.
Sipas informacioneve nga A2 CNN, viktima është Ilirjan Lika, 40 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri pranë portës së banesës së tij, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve të A2 CNN, Lika është ekzekutuar me shtatë plumba.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet e para për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.