Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, për t’iu caktuar masa e paraburgimit Tush Frrokajt, të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departamentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme, do të mbahet seanca e procedurës paraprake, ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, që t’i caktohet masa e paraburgimit Tush Frrokajt”, tha Nikçi për Klankosova.tv