Lajmet e fundit

Një përleshje pas mesnate në rrugën “Mbretëreshë Teuta” në Gjakovë ka përfunduar me fatalitet, ku një person ka humbur jetën pas plagëve me thikë.
Sipas informacioneve, konflikti filloi fillimisht verbalisht dhe më pas eskaloi në dhunë fizike, ndërsa dyshohet se shkak ishte një borxh i lidhur me narkotikë. Viktima, edhe pse fillimisht ishte e vetëdijshme, ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin rajonal “Isa Grezda”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si vrasje dhe trupi është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është vetëdorëzuar dhe ndodhet në ndalim për 48 orë.
https://www.youtube.com/watch?v=-9c8pMKdZfs