Në Gjykatën Themelore në Pejë sot do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021.
Sipas njoftimit, aktgjykimi do të shpallet me fillim nga ora 14:30, transmeton Klankosova.tv.
Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.
Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.