Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një operacion policor që ka të bëjë me vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.
Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, tha për Klankosova.tv se aksioni policor po zhvillohet pas hetimeve intensive nga njësitet relevante.
"Sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë", tha Kelani për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.