Lajmet e fundit

Krivaqa në Gjykatë shkon sërish me jelekun antiplumb, por kësaj radhe jo të dukshëm
Në muajin korrik, i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa, ishte dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt i veshur me jelekun antiplumb dhe i rrethuar nga një numër i madh i policëve dhe gardianëve.
Ndërkaq sot, në seancën e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër tij, ai jelekun antiplumb është munduar ta "kamuflojë" brenda bluzës që e ka të veshur, duke e bërë që të duket sikur nuk e ka fare.
11:07 -Avokatja e Arbër Sejdiut: Përgjegjësia e tij e vetme është që ka qëlluar në vend dhe moment të gabuar
Në Gjykatën Themelore të Feizajt po mbahet procesi i gjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, për vrasjen e Marigona Osmanit në vitin 2021.
Pas deklarimit të të pandehurve, ka folur edhe avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnora Shefkiu.
Ajo ka kërkuar mirëkuptimin e familjarëve për ta kuptuar drejt, duke thënë se “nuk jemi këtu për ta mohuar vrasjen e Marigonës, e cila ka pasur vdekje të tmerrshme, dhe për të cilën ndjejmë jashtëzakonisht keqardhje bashkë me të mbrojturin tim”.
“Por se në këtë shqyrtim gjyqësor do të paraqesim pasqyrën reale se çfarë ka ndodhur në ditën kritike e padyshim nuk është ajo që e përshkruan prokurori në aktakuzë, por e vërteta është më ndryshe dhe këtë gjë do ta vërtetojmë përmes provave të cilat vetë i ka propozuar prokurori dhe nga dëgjimi i të pandehurve. Dhe një gjë, prezenca e Arbër Sejdiut në ditën kritike, në të njëjtin ambient me bashkë të pandehurin, Dardan Krivaqa, nuk e bën përgjegjës sipas aktakuzës së Prokurorit të Shtetit. Përgjegjësia e tij e vetme është që ka qëlluar në vend dhe moment të gabuar”, ka thënë më tej Shefkiu, në hyrje të fjalës së saj, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Krivaqa në fillim të kësaj seance tha se ndjen keqardhje dhe ngushëlloi familjen e Marigonës, duke kundërshtuar më pas prokurorin, njofton Klankosova.tv.
“Ajo që thotë prokurori s’ka ekzistuar kurrë. Nuk qëndron. Është duke u devijuar nga realiteti dhe e vërteta”, tha ai.
Ndërkaq i akuzuari tjetër për rastin, Arbër Sejdiu, u deklarua po ashtu vet, duke thënë se nuk e pranon fajësinë, njofton Klankosova.tv.
10:50 - Dardan Krivaqa ndryshon deklaratën e tij rreth fajësisë
Për dallim nga seanca e kaluar, i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa, sot e ka ndryshuar deklaratën e tij në gjykatë dhe u shpreh se ajo që thotë prokurori nuk qëndron dhe se sipas tij, është devijuar nga e vërteta.
Kujtojmë se në seancën e kaluar, Krivaqa kishte shpërthyer në vaj para trupit gjykues duke thënë se “nuk po them që jam i pafajshëm, por nuk e di”.
Seanca e fundit në rastin e vrasjes së Marigona Krivaqës ishte mbajtur më 14 korrik, njofton Klankosova.tv
10:44 - Vrasja e Marigonës, Krivaqa thotë se i vjen keq – kundërshton prokurorin
Në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen mizore të së ndjerës, Marigona Osmani.
Para trupit gjykues, Krivaqa deklaroi se i vjen keq dhe se i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës, ndërkaq kundërshtoi prokurorin, njofton Klankosova.tv.
“Ajo që thotë prokurori s’ka ekzistuar kurrë. Nuk qëndron. Është duke u devijuar nga realiteti dhe e vërteta”, tha ai.
Ndërkaq i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, u deklarua po ashtu vet, duke thënë se nuk e pranon fajësinë.
10:28 - Mbërrijnë në gjykatë Krivaqa e Sejdiu, të akuzuarit për vrasjen e Marigonës (VIDEO)
Në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj ka mbërritur Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen mizore të Marigona Osmanit.
Sot mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve, ku sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Krivaqa dhe Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani.