Djali i N.M, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj me 10 plumba ditë më parë në lagjen ''Kodra e Trimave'', ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë lidhur me raportet mes familjeve, të cilat rezultuan me pasoja fatale.
Ai në rrëfimin e tij ekskluziv, ka thënë për Nacionalen, se axhi i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori, transmeton klankosova.tv.
''Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer''.
''Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë''.
''Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të''.
''Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit''.
Ju s’e keni dëshmuar ndonjëherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?
''Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanen tem''.
''Mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanen tem''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.