Një konduktor i trenit gjeti vdekjen në Rheinland-Pfalz, Gjermani, pasi që u sulmua nga një pasagjer, i cili nuk kishte biletë.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur avokati Ardian Shabani, i cili tha se përveç informacioneve të konfirmuara nga shtypi, qarkullojnë edhe të dhëna të pakonfirmuara për rrethanat e sulmit dhe për personat që mund të kenë qenë të përfshirë.
“I kemi disa informacione të konfirmuara nga shtypi dhe disa të pakonfirmuara. Informacioni i pakonfirmuar është se sulmuesi nuk ka qenë vetëm, por të paktën në shoqërimin e pesë personave të tjerë. Këta nuk kanë ndërhyrë direkt në sulm, por kanë bërë mbrojtjen e autorit nga udhëtarët, pra e kanë siguruar autorin që, përgjatë veprës së vet, të mos sulmohet nga dikush tjetër. Por këto janë informacione të pakonfirmuara, i kam dëgjuar nga njerëz që kanë pasur njohuri me persona që kanë qenë në tren atë ditë”, tha Shabani ndër të tjera. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-rende-ne-gjermani-konduktori-i-trenit-vritet-nga-pasagjeri-qe-skishte-bilete/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.