Lajmet e fundit

Vrasja e futbollistit Daniel Correa ka tronditur Brazilin, pasi që edhe kanë dalë fotot e tij në shtrat me gruan e personit që dyshohet ta ketë vrarë.
Biznesmeni Edson Brittes Jr. është arrestuar nën dyshimin e vrasjes së Correa-s, i koka e të cilit ishte gjetur në shkurre, ndërsa raportohet që edhe organet e tij gjenitale i ishin këputur.
Brittes ishte mbrojtur duke thënë se e kishte gjetur lojtarin teksa po tentonte ta sulmonte seksualisht gruan e tij, andaj ai e kishte humbur kontrollin, sipas Marca.
Ai ia kishte dërguar fotografitë mikut të tij në një bisede në WhatsApp, gjatë së cilës ai kishte pohuar se do të flinte në një shtëpi ku ishte ftuar për ahengun e ditëlindjes së vajzës.