Klina u trondit të mërkurën.
Dy persona u vranë nga arma e zjarrit në një lokal, të dy familjar mes vete, njofton Klankosova.tv.
Dorasi është arrestuar, ndërsa policia ka dhënë detaje se çka u gjet në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje sipas policisë u sekuestruan:
- Një Revole CANIK9x19 nr. serik: T6472-18BG17340;
- Një karikator;
- Katër fishekë, dhe
- Tri gëzhoja.
I dyshuari J. H. është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 orë.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka njoftuar se do të intervistohen edhe shumë persona të tjerë.
“Nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe për fat të mirë njësitet policore në Klinë kanë lokalizuar personin e dyshuar, dhe më pas e kanë arrestuar”, tha Nikçi për Ora Shtatë në Klan Kosova.
https://klankosova.tv/prokuroria-jep-detaje-te-reja-lidhur-me-vrasjen-e-dyfishte-ne-kline1/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.