Një vrasje e dyfishtë tronditi dje Shqipërinë.
Ngjarja tragjike ndodhi në një lokal në Manëz të Durrësit.
Dyshohet se deri tek konflikti erdhi për shkak të një kafeje, e cila nuk u shërbye nga kamarieri.
Rreth këtij rasti ka folur sot në Klan Kosova, Martin Marku.
Marku bëri të ditur se kjo mund të mos jetë edhe arsyeja kryesore.
Sipas tij, mund të ketë pasur mosmarrëveshje edhe më herët me dy grupeve të konfliktuara.
"Ka qenë një konflikt i menduar mirë. Të dy grupet, sipas informacioneve që kam kanë pasur armë zjarri. Pas mesnate të dy grupet të kenë armë zjarri, duke se ka qenë një ngjarje që ka pasur edhe zanafillë të mëparshme", deklaroi ai në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=8u-5-FtWKig
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.