Dënimi me 18 vjet burg nga shkalla e parë, nuk kënaqi asnjërën palë, ndaj si rrjedhojë rasti i Endrit Nikës që u dënua për vrasjen e të dashurës argjentinase, Maria Clara kaloi në Gjykatën e Apelit.
Mbrojtja e Nikës do ulje dënimi, teksa ajo e Clarës burgim të përjetshëm.
Aktgjykim tjetër kërkoi të hënën edhe avokati i të dënuarit, Tomë Gashi, që klientin e tij se lë në faj dhe tha se as me procesin s’është i kënaqur që nga fillimi.
Ky njoftoi gjyqtarët se ka bërë edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për pronarin e hotelit e edhe për djalin e tij, meqë pretendon se godina që kishte funksion hotelierie, ishte e regjistruar si ndërtesë për banim kolektiv, bile atë pas 14 muaj pas rastit.
Krejt ato që u thanë të hënën në gjykatore nga palët, do vlerësohen, e më pas Apeli do të dal me vendim.
Maria Clara, sipas aktakuzës thuhet se u vra nga i dashuri i saj, Endrit Nika, më 1 gusht të 2023-ës, pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur. Aty thuhet se Nika e kishte goditur, e më pas edhe hedhur nga dritarja e dhomës në katin e gjashtë të hotelit ku po qëndronin.
Ndiqni kronikën në vazhdim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.